Modeli Huracan i kompanisë Lamborghini që ka 2,500 kuajfuqi, është kthyer në një ‘uragan’ duke thyer rekord botëror.
Në videon e postuar më poshtë mund të shihet momenti mahnitës, kur super-makina ka shpejtuar nëpër pistën me distancë me të vogël se një kilometër, transmeton Telegrafi.
Në këtë rrugë të shkurtër, është arritur shpejtësia 393 kilometra në orë, që është maksimalja e shënuar deri më tani.
Rekordin e mëparshëm në të njëjtën disiplinë e mbante po ashtu Huricane, por me 1,250 kuajfuqi.
Kjo makinë është e destinuar për rrugë e jo pista të garave. /Telegrafi/