Telegrafi

Lamar Odom tregon se si iu kthyen unazat e tij të kampionit të NBA, tifozi ia ktheu falas pasi ky i kishte shitur për tu shëruar nga varësia e drogës

Sa ishte pjesë e Los Angeles Lakers, ai arriti ti fitonte titujt e NBA në vitet 2009 dhe 2010, por jeta e Lamar Odom preku fundin në vitin 2016, pas divorcit të tij nga Khloe Kardashian.

Basketbollisti i njohur u detyrua të linte peng unazat për të paguar faturat e tij mjekësore pas një mbidoze droge në një bordellon në Nevada.

Megjithatë, Odom që atëherë është rikthyer dhe tani ka lansuar podcastin “On the LO”, ku ai tregoi se si ishte në gjendje të rifitonte unazat duke mos shpenzuar asnjë monedhë.

Odom vazhdoi të deklarojë se unazat, të cilat u hodhën në ankand për 36,600 dollarë dhe 78,000 dollarë, iu kthyen atij kur ai u takua me tifozin që i kishte blerë ato.

Basketbollisti e takoi tifozin në një ndeshje të LA Lakers më 20 tetor.

Tifozi, i cili është i rregullt në “Crypto.com Arena”, palestra e njohur më parë si “Staples Center”, i tha Odomin se duhet t’i ketë ato sepse ai i kishte fituar së bashku me Kobe Bryant.

 

Tifozi ia dorëzoi Odomit unazat pa arritur asnjë lloj marrëveshjeje, që do të thotë se ish- ylli i Lakers ishte në gjendje t’i rifitonte ato falas. /Telegrafi/