Kanë kaluar më shumë se pesë vite që basketbollisti i NBA-së dhe ylli i Keeping Up With the Kardashans janë ndarë, por, Odom, 39 vjeç, qëndron akoma prapa kësaj romance.
“Shpresoj, zgjohem duke shpresuar”, ka thënë Lamar Odom në lidhje me ribashkimin me ish-bashkëshorten e tij. “Dashuria është e çuditshme “, ka thënë Odom për McCarthy on SiriusXM’s The Jenny McCarthy Show kur u pyet se përse u martuan aq shpejtë.
“Do ju tregoj juve diçka. E dua familjen time me gjithë zemër dhe ajo ka qenë e vetmja që unë zgjodha të martoja.. kjo është e çuditshme”, vazhdon me tutje Odom.
McCarthy, 46 vjeç, pyeti, “A është ajo akoma dashuria e jetës tua?”. Pa ndonjë hezitim, Odom tha “Po”.
Ndërkaq, Kardashian është duke u fokusuar në gjëra të tjera që nga ndarja me ish-bashkëshortin Lamar Odom dhe së fundmi me basketbollistin Tristan Thompson, me të cilin ka një fëmijë. /Telegrafi/