Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka thënë se është fatkeqësi e madhe që e sollëm punën të dalim në faqen e parë të New York Times.
Duke folur rreth shkrimit të New York Times i cili e paraqet Kosovën si “tokë e plleshme për ISIS-in”, Lama ka theksuar se të dhënat janë shumë të vërteta.
“ Kosova e ka shumë të cenuar tolerancën fetare. Dhe kur flasim për mungesë të tolerancës fetare aty hynë sekularistët, ateistët, me besim të moderuar por jo ekstrem dhe grupet ekstremiste.
NYT e paraqet realitetin të cilin mediat e Kosovës dhe disa gazetarë ka vite që flasin”, ka thënë Lama në Info Magazinë.
Ajo ka shtuar se është problem që shoqëria është shumë indiferente në raport me dëmet që mund të shkaktojnë këto ideologji. /Telegrafi/
Lama: Raporti nga QKSS kontradiktor
Sipas të gjeturave të një studimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, rezulton se qytetarët e Kosovës më shumë kanë besim në institucione fetare se sa në qeverinë e Kosovës.
Për të diskutuar për këtë në Info Magazine të Klan Kosovës të ftuar janë Skender Perteshi nga QKSS dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama.
Lama ka thënë se këtë sondazh e sheh si kontradiktor në mënyrën se si bëhen pyetjet.
“Në raport thuhet se 95 % e perceptojnë të dëmshëm dhe se ka rrezik nga personat e kthyer nga Siria”.
“Besimi te institucionet ka faktor që qytetarët janë të informuar në lidhje me atë se çfarë bëjnë institucionet. Ndërsa besimi në zot është dicka shpirtërore”.
Deputetja e LDK-së është shprehurt se “qytetarët kanë vetëdije në lidhje me perceptimin e rrezikut”.
Ajo lidhur me këtë studim të publikuar nga QKSS, ka thënë se mendon se pyetjet duhet të bëheshin më ndryshe.