Site icon Telegrafi

Lama i dorëzon kredencialet për ambasadore

Alma Lama, ish-deputetja e kuvendit, i ka dorëzuar letrat kredenciale për Ambasadore të Kosovës në Itali.

Siç njofton Ambasada e Kosovës në Itali, ceremonia e Ceremonia e dorëzimit të kredencialeve u zhvillua në pallatin presidencial Quirinale, e shoqëruar nga një ceremoni nderi, ku ambasadorja e sapo-emëruar, është takuar me Presidentin Italian Sergio Mattarellan të cilit ia ka dorëzuar kredencialet.

“Është një kënaqësi e veçantë dhe nder për mua që sot t’ju prezantoj letrat kredenciale si ambasadore e Republikës së Kosovës tek Republika e Italisë. Me këtë rast iu përcjell përshëndetjet e ngrohta nga presidenti Thaçi dhe populli i Kosovës.

Kosova dhe Italia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008 dhe Italia është një nga mbështetëset më të mëdha të shtetit të Kosovës, si në rrugën drejt pavarësisë, ashtu edhe të shtet-ndërtimit dhe të demokracisë”, ka thënë Lama gjatë fjalimit të saj, pasi ka dorëzuar kredencialet.

Exit mobile version