Telegrafi

Lallana: Liveprooli i ka të gjitha, vazhdojmë të punojmë

Mesfushori i Liverpooli, Adam Lallana, ka folur pas fitores 2-1 ndaj WBA dhe njëkohësisht ka komentuar edhe formën e mirë të skuadrës.

Anglezi ka thënë se këtë sezon çdo gjë është ndryshe, pasi skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp i ka të gjitha.

Lexo po ashtu Liverpool 2-1 WBA, notat e lojtarëve (Foto)

“Nëse e shikoni skuadrën tonë, ne kemi lojtarë dinamik, taktik, të shpejtë dhe të mençur. Liverpooli i ka të gjitha”.

“Në një ditë tjetër mund të ishte lehtësisht tre apo katër gola në të mirën tonë, por West Brom u mbrojt mirë dhe shënuan për të na vështirësuar gjërat”.

“Deri më tani nuk kam parë ndonjë ekip të dobët në Ligën Premier, kështu që ne duhet të vazhdojmë të punojë”, ka thënë Lallana. /Telegrafi/