Telegrafi

Lallana afër rinovimit me Liverpoolin

Mesfushori anglez, Adam Lallana pritet të vazhdoi kontratën me klubin aktual Liverpool.

Forma e mirë që po kalon lojtari, ka bërë që Liverpool t’i fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës duke minimizuar gjasat që lojtari të largohet.

Lojtari pritet të vazhdoi kontratën edhe për katër vite të tjera, ku do të përfitojë një pagë prej gjashtë milionë funteve në stinor.

Për vazhdimin e kontratës me lojtarin ka folur edhe trajneri gjerman Jurgen Klopp.

“Nuk e njihja sa isha te Dortmundi. Lallana më ka befasuar më së shumti”.

“Shpresoj të vazhdojë kontratën dhe ta kem nën urdhra edhe shumë kohë”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/