Telegrafi

Lakuriqi me ‘madhësi të njeriut’, fotografia e shkrepur në Filipine që po bën xhiron e botës

Për shumë është material i filmave horror ose maktheve – një lakuriq me madhësi njerëzore që varet jashtë shtëpisë.

E për të gjithë ata që frikësohen nga filmat horror, fotografia e një lakuriqi të tillë në tarracën e shtëpisë mund t’i lërë edhe pa gjumë.

Por në fakt fotografia e lakuriqit e shkrepur diku në Filipine, nuk është edhe ashtu si duket në shikim të parë, transmeton Telegrafi.

Në fakt bëhet fjalë për një metodë që e përdorin fotografët që të duket “lojtari kyç” gjigant.

Megjithatë mjaftoi që të publikohet kjo fotografi që të fillojnë debatet rreth madhësisë së lakuriqit nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/