Site icon Telegrafi

Lakuriqësia në punë ngrit “moralin”

Pas largimit të gjashtë njerëzve nga puna, psikologu për punë David Taylor u ka thënë se nëse instalohet dita e premte si ditë pune pa rroba do të kontribuonte në ngritjen e shpirtit ekipor.

"Me heqjen e rrobave të punësuarit do të heqin edhe frenimet e tyre fiziologjike dhe do të mund të flasin më hapur dhe më me sinqeritet. Kjo ndoshta tingëllon bizare, por është efikase", ka thënë Taylor, duke shtuar se kjo është mënyra më e mirë për shprehjen e besimit në vete dhe të tjerët.

Psikologut i është dashur një javë kohë për fituar ndaj turpit dhe këmbënguljes të punësuarve dhe t’i inkurajoj që të heqin rrobat e veta nga trupi.

Vetëm dy nga të punësuarit kanë vendosur të mos heqin të brendshmet e poshtme, derisa udhëheqësja e agjencisë ka qenë gruaja e vetme e cila është zhveshur komplet.

"Në fillim kam qenë shumë e nervozuar, por më pas jam ndier shumë mirë. Kjo me të vërtetë na ka ndihmuar të flasim më hapur dhe sinqerisht sesa kurdoherë më parë. Firma me të vërtetë ka përparuar”, ka thënë ajo për mediat lokale.

Exit mobile version