Kështu se paku u ka ngjarë dy çiklistëve, që ishin duke vozitur lakuriq biçikletat e tyre, por të cilët kanë marrë vërejtje nga policia se nuk lejohet vozitja pa helmeta në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në pushimoren Whangama, bën të ditur agjencia NZPA.
Policja Cathy Duder, e cila i kishte ndaluar këta dy pushues, ka thënë se ata ishin turpëruar tej mase – mirëpo ajo ua kishte tërhequr vërejtjen për helmeta dhe jo për rroba. /Telegrafi/