Site icon Telegrafi

Lakuriq kërceu nga kati i 11 dhe shpëtoi

Siç raportojnë mediet kineze gruaja pas grindjes serioze me bashkëshortin vendosi të bëjë vetëvrasje. Me orë të tëra qëndroi jashtë kornizës së dritares në katin e 11 të ndërtesës, ndërsa fqinjët e thirrën policinë dhe zjarrfikësit.

Gruaja nuk dëgjoi lutjet që të kthehej sërish në banesë, ndërsa kur pa se një zjarrfikës po i afrohej, vendosi të hidhej në tokë.

Për fat policia para ndërtesës kishte vendosur jastëkët e ajrit që lehtësuan rënien e saj, kështu që ajo mbijetoi vetëm me lëndime të lehta. /Telegrafi/

Exit mobile version