Telegrafi

Lakuriq dhe i mbuluar në gjak, ikte nga ish-i dashuri i partneres e cila mbanë në bark foshnjën e tij

Një djalë i ri është detyruar të vrapojë pothuajse lakuriq dhe i mbuluar në gjak, pasi është sulmuar brutalisht nga ish-i dashuri i partneres së tij shtatzënë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kurse opinioni mbeti i shokuar kur i pa ato pasi u publikuan nga mediat ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

28-vjeçari i akuzuar për tentim vrasje, ishte futur me forcë në shtëpi dhe disa herë e kishte therur me thikë të riun që e takoi me gruan që mban foshnjën e tij.

Policia thotë se të dielën rreth orës 5 të mëngjesit ishte futur në shtëpi në Melbourne të Australisë, derisa viktima po flinte në dhomën e partneres.

Në anën tjetër viktima që ka pësuar plagë të thella në gjoks nga thika, është dërguar me urgjencë në spital ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë kritike.

Ai gjithashtu kishte lënë gjurmë gjaku nëpër rrugën Ferguson, derisa po vraponte për t’i shpëtuar vdekjes, pretendon policia australiane.

“Janë dëgjuar britmat”, ka thënë fqinji për televizionin Seven News.

Megjithatë 24-vjeçarja për të cilën policia thotë se është shtatzënë, nuk është lënduar në këtë incident, ndërsa sulmuesi është akuzuar për tentim vrasje, futje me dhunë në shtëpi dhe shkaktim i lëndimeve trupore. /Telegrafi/