Site icon Telegrafi

Lakra turshi, superushqim

Ky artikull jo vetëm që forcon sistemin imunitar, ndihmon procesin e tretjes, por bën pjesë aktive në luftën kudër disa llojeve të kancerit.

Lakra turshi dhe sistemi imunitar
Konsumimi i rregullt i lakrave turshi ndihmon kundër ftohjes, pastron lëkurën problematike, ul peshën trupore dhe zvogëlon toksitetin në gjak. Pra, ndihmon në neutralizimin e efekteve të padëshiruara te imuniteti i dobët.

Lakra turshi dhe kanceri
Studimet e paradokohshme kanë treguar se konsumimi i lakrës turshi pengon rritjen e kancerit në gji, në zorrën e trashë, në mushkëri dhe në mëlçi. Një studim i cili është bërë në SHBA zbulon se lakra turshi më e mirë në luftën kundër kancerit sesa lakra e freskët apo lakra e zier.

Lakra turshi dhe tretja
Si edhe jogurti, lakra turshi është e mbushur plot baktere të dobishme, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e balancës brenda traktit gastrointestinal. Lakra turshi përmban baktere të posaçme të cilat fuqishëm ndikojnë në imunitet, i cili, nga ana tjetër bëhet pengesë e pakalueshme për salmonelën dhe kandidën. Këto baktere të dobishme nga lakra ndihmojnë edhe në luftën kundër radikaleve të lira dhe përmirësojnë tretjen, posaçërisht te drithërat bishtajore.

Luftëtar kundër gripit
Gripi i shpezëve, gripi i derrit, por edhe gripat e tjerë… Jetojmë në kohën e gjithfarë llojesh të gripave, andaj është shumë me rëndësi të merren masa preventive që vazhdimisht do ta mbajnë imunitetin tonë në formë. Fatmirësisht, lakra turshi është treguar si luftëtare e shkëlqyeshme kundër gripave. Rezultat i fermentimit është përmbajtja e lartë e vitaminës C në lakrën turshi, ndërkaq dihet se ndihmon edhe në lehtësimin e tretjes dhe në asimilimin e proteinave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version