Telegrafi

Lakra gjigante, 50 herë më të madhe se një e zakonshme (Foto)

Bryan Calder nga Angusi i Skocisë, e ka kultivuar një lakër me diametër prej një metër e gjysmë.

Megjithëse kishte shfrytëzuar një farë të zakonshme, lakra është rritur sa 50 herë një lakër normale, transmeton Telegrafi.

Lakra me madhësi gjigante

“Më duhej karroca për ta bartur, por jam i lumtur, sepse gjatë tërë dimrit mund të ha sallatë çdo ditë dhe të mos më shpenzohet ajo”, ka thënë Calder lidhur me rastin. /Telegrafi/

Perime që duhet të bartet me karrocë