Duke folur për çështjen e miqësoreve ndërkombëtare të Përfaqësueses ‘A’ të Kosovës përmes një komenti në mediat serbe, Lakiqeviq ka thënë që Serbia duhet të pajtohet me miqësoret ndërkombëtare të Kosovës, vetëm me kushtin që miqësoren e parë Kosova ta luajë kundër Serbisë në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, ai e ka nisur komentin duke shkruar se leja e FIFA-s për Kosovën s’do të ketë dobi për Serbinë. “Është e qartë, sigurisht, që një gjë e tillë nuk ka të bëjë me çështjet sportive, por me ato politike. E më pas, çfarë do të ketë dobi për Serbinë. Përsëri pyetja është retorike, sepse është e qartë që nuk do të ketë dobi”, shkruan Lakiqeviq, për të shkruar më pas rreth miqësores Kosovë-Serbi.
“Në fakt, Serbia duhet të lejojë Kosovën të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, por vetëm me një kusht: që ndeshja e parë të luhet mes Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë”, u shpreh Lakiqeviq, i cili është edhe redaktor i revistës së përjavshme ‘Blic Novac’. /Tribuna/Telegrafi/