Mbrëmë janë zhvilluar tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Los Angeles Lakers assesi nuk po mundet të këndellet dhe të rikthehet te lavdia e dikurshme.
Lakers pësuan edhe një humbje të radhës në NBA duke pësuar kundër Dallas Mavericks me rezultat 122-111, transmeton Telegrafi.
Jordan Clarkson dhe D’Angelo Russell ishin më të mirët te ‘engjëjt’ duke shënuar 22 pikë secili ndërsa Julius Randle regjistroi ‘double-double’ në saje të 13 pikëve dhe 18 kërcimeve.
Edhe Dirk Nowitzki regjistroi ‘double-double’ te Dallasi në saje të 25 pikëve dhe 11 kërcimeve. Seth Curry shtoi 18 pikë në fitoren e 27 të Dallasit kundrejt 36 humbjeve. Lakers deri më tani ka fituar 19 takime ndërsa ka 45 humbje.
Në ndeshjet tjera, Oklahoma City Thunder pësoi para shikuesve të vetë kundër Portland TrailBlazers me rezultat 126-121.
Edhe Washington Wizards u tregua më i mirë se Phoenix Suns duke triumfuar me katër pikë diferencë 131-127. /Telegrafi/