Telegrafi

Lakers vazhdojnë me fitore, mposhtin edhe Toronton

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore, teksa kanë marrë të tretë radhazi në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur para adhuruesve të vet Torotno Raptros me 10 pikë diferencë, 122:112.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë rikthime në rezultat, por që në fund vendasit morën fitoren.

I rikthyeri nga lëndimi pas gjashtë ndeshjeve mungesë, D’Angelo Russell ka qenë më meritori për fitoren e Lakers, pasi shkëlqeu me 28 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe fundori gjerman Dennis Schroder që shtoi 23 pikë të tjera, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Reaves 18, Hachimura dhe Vanderbilt nga 16 pikë.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Scott Barnes me 32 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/