Telegrafi

Lakers tregojnë forcën, mposhtin me rezultat të thellë Warriors dhe rikthejnë epërsinë

Los Angeles Lakers kanë rikthyer epërsinë në të mirë të tyre në përballje me Golden State Warriors 2-1.

Në një sfidë fantastike në Crypto.com Arena, Lakers kanë triumfuar me 30 pikë epërsi 127:97.

Vetëm në çerekun e parë mysafirët ishin në epërsi 27:30, derisa në tre të tjerët ishte një dominim i madh nga Lakers.

Anthony Davis ishte shënuesi më i mirë në këtë sfidë me 25 pikë, 13 kërcime, tre asistime e katër bllokada.

LeBron James dhe D’Angelo Russell shtuan nga 21 pikë të tjera për fitoren e dytë të skuadrës nga Kalifornia në përballje me Warriors.

Me pikë dyshifrore e mbyllën këtë ndeshje edhe Dennis Schoreder  dhe Walker me nga 12 pikë si dhe Austin Reaves që shtoi 10 të tjera.

Te mysafirët më efikasi ishte Steph Curry me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Edhe dueli i katërt mes këtyre dy skuadrave në ‘Play-Off’ do të zhvillohet në Los Angeles. /Telegrafi/