Telegrafi

Lakers të pandalshëm, transferojnë edhe qendrën Marc Gasol

Los Angeles Lakers ka vazhduar me përforcime cilësore për edicionin e ri të elitës së basketbollit amerikan, NBA.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka kompletuar transferimin e qendrës spanjolle Marc Gasol

35-vjeçari që sezonin e fundit ishte pjesë e Toronto Raptors iu bashkohet skuadrës nga Kalifornia si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me kanadezët.

Gasol ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Lakers dhe synimi i tij është që të fitoj titullin me këtë skuadër, njëjtë siç e kishte arritur vëllai i tij më i madh Marc Gasol një dekadë më parë.

Për t’i bërë vend qendrës spanjolle, Lakers u detyruan ta largojnë qendrën Javal McGee të cilin e dërguan në Cleveland Cavaliers.

Lakers fituan betejën kundër Dallas Mavericsk, Toronto Raptors, Brooklyn Nets e Barcelonës për të nënshkruar me qendrën spanjolle, pasi edhe skuadrat e lartpërmendura donin transferimin e tij.

Me ardhjen e Gasol, Lakers shihen përsëri si pretendenti kryesor për titullin e kampionit në NBA.

Lakers deri më tani është përforcuar me Dennis Schroder, Montrez Harell, Wesley Matthews, ndërsa nga ekipi janë larguar lojtarët si Rajon Rondo, Danny Green, Avery Bradley e Javal McGee. /Telegrafi/