Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Los Angeles Lakers po vazhdon me performancë të luhatshme në këtë sezon në National Basketball Association (NBA).
B.I. took it into Beast Mode for a career-high 36 points on 16-of-20 shooting tonight 💪💪 pic.twitter.com/bsh5aTgAJG
— Los Angeles Lakers (@Lakers) January 30, 2019
“Engjëjt” kanë pësuar humbje para shikuesve të vetë në Staples Center kundër Philadelphia 76ers me rezultat 121:105.
Periudha e parë ishte fatale për vendasit, kur pësuan humbje me 19 pikë diferencë, e cila duket se ishte e paarritshme në vazhdim të takimit.
Basketbollisti më efikas te Lakers ishte Brandon Ingram me 36 pikë, JaVale McGee regjistroi ‘double-double’ në saje të 17 pikëve dhe 14 kërcimeve. LeBron James nuk është paraqitur edhe në këtë takim shkaku i një lëndimi të pësuar javë më parë.
Te mysafirët shkëlqeu Joel Embiid, i cili regjistroi ‘double-double’ falë 28 pikëve dhe 11 kërcimeve ndërsa njëzet pikë i shtoi edhe Jimmy Butler.
https://www.youtube.com/watch?v=MjVGDQOYEo4
Pas kësaj, Los Angeles ka bilanc prej 26 fitoreve dhe një humbje më pak ndërsa për 76ers ishte triumfi 33 kundrejt 18 pësimeve.
Ndryshe, Lakers në takimin e radhës do të takohet me Los Angeles Clippers gjersa Philadelphia do të ballafaqohet me kampionin në fuqi, Golden State Warriors. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Cleveland 116:113 Washington
https://youtu.be/WPgdadTM_FQ?t=15
Detroit 105:115 Milwaukee
https://youtu.be/2ft0np53cqc?t=15
Orlando 117:126 Oklahoma City
https://youtu.be/l5t4VcWZesM?t=15
Brooklyn 122:117 Chicago
https://youtu.be/1t6v_SF9nfw?t=15
Houston 12:6121 New Orleans
https://youtu.be/q3duIPMjOII?t=15
San Antonio 126:124 Phoenix