Telegrafi

Lakers rikthehen te fitoret, triumfojnë si mysafirë të Golden State Warriors

McGee dhe Davis. (Photo by Noah Graham/Getty Images)

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi kanë mposhtur në udhëtim Golden State Warriors.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në shtëpinë e Warriors me pesë pikë diferencë, 120:125.

Tek mysafirët shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, teksa më efikasi ishte alo qendra Anthony Davis.

Numri tre i LA shënoi 27 pikë dhe pati 10 kërcime në triumfin e skuadrës së tij.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James me 22 pikë, tetë kërcime e 11 asistime si dhe Avery Bradley me 21 pikë.

Marquese Chris ishte basketbollisti më efikasi tek vendasit me 26 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Milwaukee Bucks 95:112

Charlote Hornets – Dallas Mavericks 100:116

 

Detroit Pistons – New York Knicks 92:95

 

Indiana Pacers – New Orleans Pelicans 117:124

Toronto Raptors – Brooklyn Nets 119:118

Minnesota Timberwolves – LA Clippers 142:115

Golden State Warriors – LA Lakers 120:125

Phoenix Suns – Denver Nuggets 108:117

 

Sacramento Kings – San Antonio Spurs 122:102