Telegrafi

Lakers rikthehet te fitoret pas tre humbjeve radhazi, vendimtar ardhjet e reja

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas tre humbjeve radhazi në NBA.

Gjiganti amerikan është përballur me Golden State Warriors në Chase Center ku kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 103:109.

Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë me shumë rikthime në rezultat nga njëra dhe tjetra skuadër, por që si vendasit që ishin pa yllin kryesor Stephan Curry ashtu edhe mysafirët pa LeBron James.

Për Lakers në këtë duel debutuan edhe ardhjet e reja si D’Angelo Russell, Jarred Vanderbilt e Michael Beasley.

Por më meritori për këtë fitore ishte fundori gjerman Dennis Schroder me 26 pikë, tre kërcime e tre asistime.

Me pikë dyshifrore kontribuuan edhe Rui Hachimura me 16 pikë, D’Angelo Russell me 15, Anthony Davis me 13 si dhe Jarred Vanderbilt me 12 të tjera.

Ndërkohë te mysafirët lojtari kryesor i ndeshjes ishte Jordan Poole me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/