Los Angeles Lakers është njëra nga skuadrat më të talentuara këtë edicion në NBA.
Edhe pse me gjasa të vogla për ‘Play – Off’, Lakers kanë befasuar shumë favoritë këtë edicion.
Të njëjtën gjë skuadra e Luke Walton e ka bërë edhe ndaj Cleveland Cavaliers ku triumfuan me 14 pikë diferencë 127 – 113.
Padyshim që më meritori për këtë fitore ishte alo-qendra Julius Randle me ‘Double-Double’ prej 36 pikëve, 14 kërcimeve dhe shtoi shtatë asistime.
Për Randle ky shënim i pikëve ishte rekord personal në karrierën e tij.
Paraqitje të mirë pati edhe qendra Brook Lopez me 22 pikë e tetë kërcime si dhe Caldwell-Pope që shtoi 20 të tjera.
Me 20 pikë kontribuoi edhe ish-fundori i Cavaliers Isiah Thomas por që pati edhe nëntë asistime për bashkëlojtarët e tij.
LeBron James në anën tjetër ishte më efikasi tek mysafirët me 24 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime por nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Fitorja ndaj Cavaliers ishte e 30 këtë edicion për Lakers që ka 35 humbje dhe tani zënë pozitën e 11 në Konferencën e Perëndimit.
Ndërkohë humbja i ka kushtuar Cavaliers pasi tani zënë pozitën e katërt në Lindje. /Telegrafi/
Rezultatet:
New York Knicks – Toronto Raptors 106 – 132
https://www.youtube.com/watch?v=80GGmwFfg9w
Atlanta Hawks – Chicago Bulls 122 – 129
https://www.youtube.com/watch?v=1L27tXP9eQM
Minnesota Timberwolves – Golden State Warriors 109 – 103
New Orleans Pelicans – Utah Jazz 99 – 116
Denver Nuggets – Sacramento Kings 130 – 104
https://www.youtube.com/watch?v=kV3dMzLPk7U
Dallas Mavericka – Houston Rockets 82 – 105
https://www.youtube.com/watch?v=73xP4zzKf2g
Boston Celtics – Indiana Pacers 97 – 99
Brooklyn Neta – Philadelphia 76ers 97 – 120
https://www.youtube.com/watch?v=juQY_xjZTZw
Los Angeles Lakers – Cleveland Cavaliers 127 – 113