Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pas tre humbjeve të njëpasnjëshme.
Në ndeshjen e zhvilluar në Crypto Arena, Lakers kanë triumfuar ndaj Portland Trail Blazers me nëntë pikë diferencë 107:98.
Përkundër se mungoi ylli më i madh i ekipit LeBron James, Lakers triumfuan në këtë ndeshje për të marrë fitoren e 13-të këtë kampionat.
Anthony Davis ishte fantastik me 30 pikë, 11 kërcime e një asistim, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe D’Angelo Russell me 28 pikë dhe Rui Hachimura me 23 të tjera.
Fitore ka shënuar edhe Miami Heat që triumfoi ndajj Cleveland Cavaliers me nëntë pikë diferencë 122:113, derisa Golden State Warriors mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 114:106. /Telegrafi/
Rezultatet:
Chicago – Philadelphia 100:108
Brooklyn – Milwaukee 113:118
Indiana – Charlotte 109:113
Atlanta – Denver 111:141
Miami – Cleveland 122:113
Orlando – Phoenix 115:110
San Antonio – New Orleans 121:116
Washington – Memphis 112:140
Golden State – Minnesota 114:106
LA Clippers – Houston 106:117
Sacramento – Utah 141:97
LA Lakers – Portland 107:98