Telegrafi

Lakers pësojnë tjetër humbje, mposhtën në Staples Center nga Phoenixi

Janë zhvilluar ndeshje të tjera në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë.

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë, ku janë mposhtur para tifozëve të vet nga Phoenix Suns me 10 pikë diferencë, 105:115.

Çereku i parë i takoi Lakers, por në atë të dytin dhe të tretin Phoenix ishin fantastik duke shkuar në epërsi deri në 32 pikë.

Chris Paul me 23 pikë ishte më meritori për fitoren e Suns, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Devid Booker me 22 pikë dhe Bridges që shtoi 21 të tjera.

LeBron James ishte më efikasi te Lakers me 25 pikë e Anthony Davies me 22 të tjera, por  që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Charlotte Hornets 112:123

Orlando Magic – New York Knicks 96:121

Washington Wizards – Indiana Pacers 135:134

Boston Celtics – Toronto Raptors 83:115

Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets 109:114

Chicago Bulls – New Orleans Pelicans 128:112

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 124:91

Denver Nuggets – San Antonio Spurs 102:96

LA Lakers – Phoenix Suns 105:115

Sacramento Kings – Utah Jazz 101:110