Pas tri fitoreve radhazi, Los Angeles Lakers kanë pësuar përsëri humbje në NBA.
Kampioni i shumëfishtë i NBA është befasuar para tifozëve të vet në Staples Center nga Oklahoma City Thunder me rezultat të ngushtë 104:107.
Në fakt kjo ishte humbja e dytë që Lakers e pësojnë këtë sezon nga OKC që ka vetëm dy fitore pas tetë ndeshjeve.
Fundori kanadez, Gilgeous-Alexander ishte fantastik me 28 pikë, tre kërcime e gjashtë asistime, derisa bashkëkombësi i tij, Dort shtoi 17 pikë të tjera.
Melo got everybody doing the celebration 👌👌👌 pic.twitter.com/kHrlCMVTZB
— Los Angeles Lakers (@Lakers) November 5, 2021
Te Lakers që nuk e kishin LeBron James për këtë sfidë, më efikasi ishte Anthony Davis me 29 pikë, 18 kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Lakera mbajnë vendin e gjashtë në Konferencën e Perëndimit me pesë fitore e katër humbje, derisa OKC janë në vendin e 13-të me bilanc 2-6. /Telegrafi/
Rezultatet:
Detroit Pistons – Philadelphia 76ers 98:109
Atlanta Hawks – Utah Jazz 98:116
Miami Heat – Boston Celtics 78:95
Phoenix Suns – Houston Rockets 123:111
LA Lakers – Oklahoma City Thunder 104:107