Los Angeles Lakers ka pësuar humbje nga Detroit Pistons që është e dyta me radhë dhe e pesta e sezoni.
LA Lakers pësuan humbje me rezultat 107:92, pasi mungonin emra si Anthony Davies dhe grekun Antetokounmpos, ndërsa LeBron James shënoi vetëm 22 pikë.
E nëse Lakers pësojnë humbjen e dytë radhazi, skuadra tjetër kaliforniane, Los Angeles Clippers reagoi mjaft mirë pas disfatës së dy ditëve më parë, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 105-109 si mysafir ndaj Miami Heat.
Blake Griffin (23 PTS, 6 AST) and the @DetroitPistons pull away in the 4th to defeat LAL at home!
Wayne Ellington: 20 PTS, 6 3PM
Mason Plumlee: 17 PTS, 10 REB pic.twitter.com/85rNvUWQVf— NBA (@NBA) January 29, 2021
Një histori pak a shumë të njëjtë pati edhe sfida Houston Rockets-Portland Trail Blazers, me vendasit që në fund ia dolën të triumfojnë me shifrat 104-101 dhe të sigurojnë fitoren e katërt radhazi.
Pas tre humbjeve radhazi, reagoi mjaft mirë edhe Phoenix Suns, që triumfoi me rezultatin e thellë 114-93 ndaj Golden State Ëarriors.
Këta të fundit nuk mundën të bëjnë asgjë përballë furisë vendase dhe forma mjaft e mirë e Stephan Curryt me 27 pikë, 4 asiste e 4 rikuperime, nuk shërbeu për të shmangur humbjen. /Telegrafi/