Telegrafi

Lakers pësojnë humbjen e tretë radhazi, mposhtet edhe Chicago

Los Ageles Lakers ka pësuar edhe një humbje, e treta radhazi dhe e 22-ta këtë edicion në NBA.

Skuadra nga Kalifornia është mposhtur në udhëtim te Denver Nuggets me 37 pikë diferencë 133:96.

Nah’Shon Hyland ishte më meritori për këtë fitore të Nuggets me 27 pikë, 10 kërcime, dy asistime e dy topa të vjedhur.

Me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe veterani Jeff Green që shtoi 26 pikë të tjera.

Tek Lakers më efikasi si gjithnjë ishte LeBron James me 25 pikë e nëntë kërcime, por që nuk e kishte ndihmën e duhur nga bashkëlojtarët e tij.

Humbje ka pësuar edhe Chicago Bulls në udhëtim te Boston Celtics me dy pikë diferencë 114:112.

Jayson Tatum ishte më efikasi tek Celtics me 23 pikë e 13 kërcime. /Telegrafi/