Telegrafi

Lakers pësojnë humbjen e dytë radhazi, mposhtën nga Miami Heat

Los Angeles Lakers kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi dhe të tretën në katër sfidat e fundit.

Kampioni në fuqi i NBA është mposhtur në Staples Center nga nënkampioni Miami Heat me dy pikë diferencë 94:96.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku krejt në fund është përcaktuar fituesi.

Lakers patën rastin ta fitojnë ndeshjen me aksionin e fundit, por Alex Caruso dështoi të shënonte për tri pikë.

Kendrick Nunn ishte shënuesi më i mirë në këtë sfidë me 27 pikë, pesë kërcime e tri asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler me 24 pikë e tetë kërcime tek fituesit.

Kyle Kuzma shënoi 23 pikë te Lakers, ndërsa LeBron James e mbylli takimin me 19 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakers. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Golden State Warriors 102:100

 

LA Lakers – Miami Heat 94:96

 

 

 

Chicago Bulls – Sacramento Kings 122:114

Memphis Grizzlies – Phoenix Suns 97:128

Portland Trail Blazers – Washington Wizards 111:118