Telegrafi

Lakers pas kohës shtesë triumfon kundër Thunders

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers ka triumfuar edhe në një ndeshje në luftën për të siguruar një vend në garën e ‘play-off’ të Konferencës Perëndimore.

“Engjëjt” triumfuan me vështirësi pa ndihmën e LeBron James si mysafirë të Oklahoma City Thunder me rezultat 138:128.

Në fakt, është dashur të zhvillohet koha shtesë prej pesë minutave për të mësuar emrin e fituesit pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 122:122.

Kyle Kumza ishte më efikasi te skuadra e Lakers me 32 pikë gjersa gjashtë më pak i shtoi edhe Ivica Zubac.

Te vendasit më i miri ishte paul George me 27 pikë ndërsa një pak e shtoi Russell Westbrook.

Pas kësaj, Los Angeles ka bilanc prej 25 fitoreve dhe 21 humbjeve ndërsa për Thunders ishte pësimi i 18 kundrejt 26 triumfeve.

Ndryshe, Lakers në takimin e radhës do të luajë me Houstonin kurse Oklahoma do të ballafaqohet me Philadelphia 76ers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 114:95 Sacramento

Indiana 96:120 Philadelphia

Toronto 111:109 Phoenix

Denver 135:105 Chicago