Telegrafi

Lakers nuk mund ta thyejnë mallkimin, përsëri humbin nga Toronto

Pascal Siakam dhe LeBron James. (Photo by Ashley Landis - Pool/Getty Images)

Toronto Raptors është njëra nga skuadrat më të papërshtatshme për Los Angeles Lakers.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka shënuar fitoren e 12-të radhazi ndaj ekipit nga Kalifornia 107:92 dhe kanë kaluar gjashtë vite kur Lakers kanë mposhtur për herë të fundit Raptors.

Raptors e nisën për mrekulli takimin duke shkuar në epërsi prej 13:0 dhe në fund çereku i parë përfundoi 23:21 në të mirë të tyre.

Edhe çereku i dytë ishte disi më i barabartë edhe pse përfundoi në të mirë të Lakers me pesë pikë epërsi 18:23 duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me epërsinë e mysafirëve 41:44.

Në dy periudhat e fundit të ndeshjes, Raptors ishin më të mirë duke e përmbyllur në fund takimin me 15 pikë epërsi 107:92.

Kyle Lowry . (Photo by Ashley Landis – Pool/Getty Images)

Fundori Kyle Lowry ishte më efikasi në këtë takim duke shënuar 33 pikë, shtoi 14 kërcime e gjashtë asistime.

Me paraqitje shumë të mirë u dalluan edhe OG Anunoby me 23 pikë si dhe Pascal Siakam që shtoi 15 pikë e nëntë kërcime.

LeBron James me 20 pikë, 10 kërcime e pesë asistime ishte më efikasi tek Lakers, por që nuk mjaftuan këto statistika për t’i siguruar skuadrës së tij fitoren. /Telegrafi/

Rezultatet:

Oklahoma City Thunder – Utah Jazz 110:94

LA Clippers – New Orleans Pelicans 126:103

Indiana Pacers – Philadelphia 76ers 127:121

Toronto Raptors – LA Lakers 107:92