Telegrafi

Lakers me rikthim fantastik mposhtin Houstonin në Staples Center

Spektakli i basketbollit në NBA është rikthyer pas një jave pushim.

E ndeshja kryesore u zhvillua në Stamples Center mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets.

Të udhëhequr nga LeBron James, Lakers janë rikthyer te fitoret dhe kanë triumfuar me pesë pikë diferencë 111:106.

Rockets kishin epërsinë më të lartë në çerekun e tret prej 19 pikëve, por që nuk arritën ta mbanin deri në fund.

LeBron James ka qenë fantastik në këtë takim me 29 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Brandon Ingram që shtoi 27 pikë e 13 kërcime, ndërsa Kyle Kuzma kontribuoi me 18 pikë e Regfgie Bullock me 14 të tjera.

Jamea Harden me 30 pikë e Chris Paul me 23 të tjera ishin më efikasit tek Rockets, por që nuk mjaftuan për të dalë me fitore nga Staples Center.

Ndeshje derbi është zhvilluar edhe në Konferencën e Lindjes mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics.

Fitore kanë shënuar vendasit e Bucks që aktualisht janë edhe lider në Lindje me një pikë diferencë 98:97.

Greku Giannis Antetokounmpo ka qenë i pandalshëm në këtë sfidë për Bucks me 30 pikë, gjashtë asistime e 13 kërcime.

Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Malcom Brogdon dhe Khris Midletton që shtuan nga 15 pikë të tjera.

Kyrie Irving me 22 pikë dhe Al Horford me 21 të tjera ishin më efikasit tek Celtics që vazhdojnë të mbeten në pozitën e pestë në lindje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns 111:98

Philadelphia 76ers – Miami Heat 106:102

Brooklyn Nets – Portland Trail Blazers 99:113

Milwaukee Bucks – Boston Celtics 98:97

Golden State Warriors – Sacramento Kings 125:123

Los Angeles Lakers – Houston Rockets 111:106