Site icon Telegrafi

Lakers më në fund i rikthehet fitoreve, mposht Chicagon

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers ka arritur të triumfojë më në fund pas humbjeve të njëpasnjëshme në NBA.

Lakersat triumfuan kundër një ndër skuadrave më të dobëta të këtij sezoni Chicago Bulls me rezultat 123:107.

https://youtu.be/B5S9-vX9e2g?t=2

Vendasit ishin më të mirë në parket vetëm në çerekun e parë gjersa në tri të tjerë mysafirët treguan lojë më të mirë.

Basketbollisti më efikas te demat ishte Rubin Lopez me njëzet pikë gjersa një pak e shtoi otto Porter Jr.

Te Los Angeles më i miri ishte LeBron James që regjistroi ‘double-double’ në saje të 36 pikëve dhe dhjetë kërcimeve. Kentavious Caldwell-Pope realizoi 26 pikë dhe pesë më pak Kyle Kuzma.

Pas kësaj, Lakers zë pozitën e 11 të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore ndërsa Chicago dy vende më poshtë në Konferencën Lindore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Indiana 103:98 New York

Philadelphia 106:99 Cleveland

Dallas 105:112 San Antonio

https://youtu.be/UL0rTIyFaT4?t=23

New Orleans 113:130 Milwaukee

Denver 133:107 Minnesota

https://youtu.be/lV-5FKJz7DI?t=25

L.A. Clippers 104:125 Portland

Exit mobile version