Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Në ndeshjen e zhvilluar në Crypto Arena, Lakers kanë triumfuar ndaj Orlando Magic me tre pikë diferencë 106:103.
Ka qenë një ndeshje e barabartë prej fillimit deri në fund të saj, por në fund ishte përvoja e vendasve që bëri ta fitonin ndeshjen.
D’Angelo Russell ishte shënuesi më i mirë për Lakers në këtë sfidë pasi realizoi 28 pikë dhe pati tetë asistime.
Me lojë të mirë te skuadra vendase u dalluan edhe Anthony Davis me 26 pikë, 19 kërcime e pesë asistime, derisa LeBron James shtoi 19 pikë të tjera.
Anthony Davis scores 26 points and grabs 19 boards as the @Lakers hold off the Magic at the wire!
D'Angelo Russell: 28 PTS (10/14 FGM), 8 AST
LeBron James: 19 PTS, 4 AST, 3 STL
Gary Harris: 17 PTS, 6/6 FGM, 5/5 3PM pic.twitter.com/tLIPQbZmsi— NBA (@NBA) October 31, 2023
Te mysafirët gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, derisa Gary Harris ishte më efikasi me 17 sosh, por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitoren e katërt në po aq ndeshje e ka marrë kampioni në fuqi Denver Nuggets, që ka mposhtur Utah Jazz me tetë pikë diferencë 110:102.
Ndërkohë edhe Dallas Mavericks kanë vazhduar me fitore pasi kanë triumfuar në udhëtim te Memphis Grizzlies me 15 pikë diferencë 110:125.
Bilanc të 100 për qind ka edhe Boston Celtics, që kanë fituar ndeshjen e tretë ndaj Washington Wizards në udhëtim 107:126. /Telegrafi/