Los Angeles Lakers ka mposhtur Chicago Bulls në Staples Center me rezultat 103-94.
Lakers kishin probleme në këtë takim, duke qenë në disavantazh prej 19 pikësh në këtë takim.
Në gjashtë minutat e fundit Lakers arritën të krijojnë një avantazh të ndjeshëm në shënim ndaj mysafirëve.
Kyle Kuzma shkëlqeu me 22 pikë e pesë asistime, kurse Lonzo Ball kishte 8 pikë, 13 kërcime e katër asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=3fzsq5oskA8
Te Chicago u mundua Valentine me 17 pikë, e Lauri Markkanen me 13 pikë e 14 kërcime, por nuk mjaftoi.
Lakers është në vendin e tetë me 8 fitoer e 10 humbje dhe ka gjasa të mira të luftojë për plasman në playoff pas shumë vitesh. /Telegrafi/