Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Los Angeles Lakers ka arritur të rrëmbej një fitore, por që nuk do t’i hyjë në punë sa i përket fazës së ‘play-off’ në NBA pasi që tashmë kanë humbur edhe gjasat matematikore.
“Engjëjt” triumfuan para shikuesve të vetë në palestrën Staples Center kundër Washington Wizards me rezultat 124:106.
Gjatë gjithë ndeshjes dominuan vendasit duke triumfuar në çdo periudhë të lojës, por tashmë vonë kanë filluar të këndellen.
Më i miri në radhët e vendasve ishte Kentavious Caldwell-Pope, i cili realizoi 29 pikë ndërsa gjashtë më pak i shtoi LeBron James.
Te mysafirët më i miri në parket ishte Bradley Beal, i cili regjistroi 32 pikë ndërsa Jabari Parker 18 sosh.
Pas kësaj, Los Angeles renditet në pozitën e 11 të Konferencës Perëndimore ndërsa po në të njëjtin vend është edhe Washingtoni, por në Konferencën Lindore. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Charlotte 125:116 San Antonio
https://youtu.be/8Yu2I1fpDWk?t=19
Cleveland 106:116 Boston
https://youtu.be/-FvWM5Ax6nc?t=21
Miami 99:104 Orlando
Toronto 112:103 Chicago
https://youtu.be/GCTMLXChDT4?t=20
Milwaukee 108:94 Houston
Minnesota 111:122 L.A. Clippers
New Orleans 120:130 Atlanta
Dallas 121:125 Sacramento
https://youtu.be/yCS4J3rgk4k?t=19
Denver 95:92 Detroit