Los Angeles Lakers përfundimisht janë në Plqy-Off të NBA, pasi kanë fituar ndeshjen e Play-In.
Lakers fituan 110:106 jashtë shtëpisë dhe caktuan një duel në raundin e parë të play-off kundër skuadrës së dytë që përfundoi në Konferencën e Perëndimit, Denver Nuggets.
LeBron James e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime, si dhe D’Angelo Russell me 21 dhe Anthony Davis me 20 pikë ishin gjithashtu shumë të mirë.
Second half starts now pic.twitter.com/p9I7RINifD
— Los Angeles Lakers (@Lakers) April 17, 2024
Në anën tjetër, Zion Williamson ishte i mrekullueshëm me 40 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime, por që nuk mjaftuan për ta fituar këtë ndeshje të rëndësishme.
New Orleans do të ketë një tjetër shans për të arritur në Play-Off në një duel kundër Sacramento Kings, të cilët mundën në shtëpi Golden State Warriors me rezultat 118:94 dhe fituan një ndeshje shtesë play-in.
Fituesi i duelit mes New Orleans Pelicans dhe Sacramento Kings do të luajë kundër Oklahoma City në Play-Off. /Telegrafi/