Telegrafi

Lakers marrin fitore spektakolare në udhëtim te Milwaukee Bucks

Los Angeles Lakers' Anthony Davis dunks during the second half of an NBA basketball game against the Milwaukee Bucks Friday, Dec. 2, 2022, in Milwaukee. (AP Photo/Morry Gash)

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Milwaukee Bucks.

Përkundër se skuadra vendase ishte favorit i madh, Lakers në fund arriti të triumfojë me katër pikë diferencë 129:133.

Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë duel me 44 pikë, 10 kërcime e katër asistime në fitoren e Lakers.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 28 pikë, tetë kërcime e 11 asistime.

Te vendasit më u dalluari ishte Giannis Antetokounmpo që realizoi 40 pikë, pati shtatë kërcime e gjashtë asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Për Lakers kjo ishte fitorja e nëntë këtë edicion, krahas 12 humbjeve që kanë pësuar, derisa Milwaukee pësoi disfatën e gjashtë. /Telegrafi/