Palestra Staples Center, në të cilën luajnë Los Angeles Lakers, është mbushur me fanella të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, njëherësh ikonë e këtij klubi.
Bryant, i cili e humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me njërën vajzë të tij dhe shtatë njerëz të tjerë, gjithë karrierën si basketbollist e ka zhvilluar te Lakers.
Gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, ai i ka bartur numrat 8 dhe 24, prandaj të gjithë tifozët në tribuna do ta veshin fanellën e tij.
LA Lakers luan kundër Portland Trail Blazers dhe kjo është një mënyrë e jashtëzakonshme për ta ndërruar jetën dhe karrierën e legjendës tashmë të ndjerë.
Fanellat me numrat 8 dhe 24 janë vënë në secilën karrige të Staples Center, ndërsa ndeshja padyshim se do të jetë shumë emocionuese, si për tifozët ashtu edhe për lojtarët e të dyja skuadrave.
Sfida ndërmjet Lakers dhe Portland zhvillohet prej orës 4:30 të mëngjesit me kohën tonë dhe do të jetë takimi i parë i ish-skuadrës së tij që nga vdekja e Bryant. /Telegrafi/