Telegrafi

Lakers kthehet te fitorja, triumfojnë ndaj Pelicans

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pasi kanë triumfuar ndaj New Orleans Pelicans.

Pas 48 minutave lojë në Staples Center, Lakers kanë triumfuar me 18 pikë diferencë 120:102.

Ka qenë një ndeshje ku është dominuar nga skuadra vendase që krijoi epërsi të thellë që nga çereku i parë dhe e menaxhoi mjaftë mirë deri në fund.

Anthony Davis ka qenë më efikasi në këtë sfidë me 28 pikë, 10 kërcime e pesë asistime për Lakers.

Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja LeBron James e D’Angelo Russell që shtuan nga 21 pikë të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Brandon Ingram me 25 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/