Telegrafi

Lakers kthehen te fitoret, Brooklyn triumfon në udhëtim te Pistons

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja në NBA pas katër disfatave radhazi.

Kampioni në fuqi i elitës së basketbollit amerikan po vuan pa dy basketbollistët e saj më të mirë, LeBron James dhe Anthony Davies, të cilët janë të lënduar.

Gjithsesi Lakers kanë marrë një fitore të madhe përballë Cleveland Cavaliers me 14 pikë diferencë, 100:86.

Më meritori për këtë fitore të Lakers ishte qendra Montrezl Harell që shënoi 24 pikë dhe shtoi 10 kërcime.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe fundori Dennis Schroder me 17 pikë si dhe talenti Horton-Tucker që shtoi 15 të tjera.

Fitore ka marrë edhe Brooklyn Nets me dy pikë epërsi 111:113 në udhëtim te Detroit Pistons.

James Harden ishte i jashtëzakonshëm me 44 pikë, 14 kërcime e tetë asistime në këtë triumf të Nets. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons – Brooklyn Nets 111:113

Milwaukee Bucks – Boston Celtics 114:122

Toronto Raptors – Phoenix Suns 100:104

Charlotte Hornets – Miami Heat 110:105

Minnesota Timberwolves – Houston Rockets 107:101

New Orleans Pelicans – Denver Nuggets 108:113

Orlando Magic – Portland Trail Blazers 105:112

Dallas Mavericks – Indiana Pacers 94:109

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 117:114

Golden State Warriors : Atlanta Hawks 108:124

Los Angeles Lakers : Cleveland Cavaliers 100:86