Telegrafi

Lakers kompleton tri goditje të mëdha, sërish shihen si favorit për ta fituar titullin në NBA

Los Angeles Lakers ka bërë tri goditje të mëdha për edicionin e ardhshëm në NBA.

Kampioni në fuqi i NBA-së, ditë më parë mori fundorin gjerman Dennis Schroder nga Oklahoma City Thunder ku te kjo skuadër shkoi Danny Green.

Por ditën e mbrëmshme kur ishte hapur afati kalimtar për lojtarët e rinj, Lakers kanë bërë edhe dy goditje tjera të mëdha.

Qendra fantastike Montrezl Harell që ishte pjesë e Los Angeles Clippers i është bashkuar kampionëve në fuqi për një kontratë dy vjeçare ku do të fitojë 19 milionë dollar gjatë qëndrimit të tij në Lakers.

Harell është njëri nga qendrat më të vlerësuara në NBA, derisa ai edicionin e kaluar fitoi çmimin si lojtari i gjashtë më i mirë në elitën e basketbollit amerikan.

Ndërkohë skuadrës nga Kalifornia i është bashkuar edhe Wesley Matthews që ishte pjesë e Milwaukee Bucks e që ka nënshkruar kontratë një vjeçare për 3,6 milionë dollar.

Me këto tri prurje të reja, Lakers shihen përsëri si skuadra favorite për ta fituar titullin e kampionit në NBA.

E këtyre tre basketbollistëve mirëseardhje i ka uruar në InstaStory edhe LeBron James. /Telegrafi/