Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e dytë në përballje me Phoenix Suns në ‘Play-Off’.
Kampioni në fuqi i NBA kq triumfuar me 14 pikë epërsi 109:95, për të kaluar në epërsi 2-1.
Vetëm çereku i parë i takoi mysafirëve, pasi tre tjerët u dominuan totalisht nga Lakers.
Anthony Davis ka shkëlqyer edhe në këtë takim me 34 pikë e 11 kërcime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja LeBron James dhe fundori Dennis Schroder.
James ishte fantastik me 21 pikë, nëntë asistime e gjashtë kërcime, derisa gjermani Schroder shtoi 20 pikë të tjera duke bërë edhe tri kërcime e katër asistime.
Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Milwaukee Bucks ndaj Miami Heat.
Bucks kanë marrë fitoren e tretë në përballje me Heat, duke bërë një hap të madh drejt kalimit të raundit.
Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte i thellë në të mirë të Bucks 113:84.
Khris Middleton ishte më efikasi në këtë takim me 22 pikë. /Telegrafi/
Rezultatet:
Miami Heat – Milwaukee Bucks 84:113 (0-3)
https://www.youtube.com/watch?v=LtQxNuelie4&ab_channel=MLGHighlightsMLGHighlightsVerified
LA Lakers – Phoenix Suns 109:95 (2-1)
Portland Trail Blazers – Denver Nuggets 115:120 (1-2)