Sezoni i ri 2016-2017 i NBA-së do të nisë më 25 tetor, ndërkohë që skuadrat kanë nisur fazën përgatitore, e cila deri më tani ka dhuruar shumë surpriza.
Pas largimit të Kobe Bryant, vëmendja është përqendruar te skuadra e Lakers, një ekip që është rindërtuar nga e para dhe detyra e ndërthurjes së elementëve i është besuar trajnerit Luke Walton.
Ai është një ish-lojtar i Lakers, që ka nisur nga puna me grupin e ri.
Dhe duket se i besuari i trajnerit 36-vjeçar është D’Angelo Russell, basketbollisti 20-vjeçar që në ndeshjet e para miqësore është dalluar me paraqitjen e tij në parket.
Russell duket se përshtatet më së miri në skemat sulmuese të trajnerit të ri, duke realizuar mbi 30 pikë në dy takimet e fundit miqësore. Një lojtar që pritet të jetë idhulli i ri i Lakers, në kërkim të rimëkëmbjes pas disa sezoneve zhgënjyese.
“Jam i kënaqur që trajneri më beson edhe pse nuk ka për të qenë e lehtë për në për të ndryshuar kaq shpejt fytyrë. Nuk më pëlqen kur më thonë se jam pasuesi i Kobe Bryant, ai është i paarritshëm dhe i pazëvendësueshëm”, ka thënë për mediat Russell, që në dy takimet e fundit ka realizuar respektivisht 33 dhe 31 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=SqVJy-TWXvs