Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Los Angeles Lakers ka arritur edhe një fitore të re në kuadër të kampionatit të rregullt në NBA.
Enjoy watching @B_Ingram13 drop a season-high 29 points?
Let's give him that ☑️ and #VoteLakers!
🗳: https://t.co/bVCvGErB7h pic.twitter.com/sTt3mEFzwt
— Los Angeles Lakers (@Lakers) January 8, 2019
“Engjëjt” kësaj radhe ishin mysafirë të skuadrës së Dallas Mavericks, ku triumfuan me rezultat 107:97.
Dy çerekët e parë i takuan vendasve dhe u mendua se kështu do të vazhdonin, por që në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi dhe pësuan humbje.
Pa LeBron Jamesin, i cili është i lënduar tash e sa kohë, më i miri në parket te mysafirët ishte Brandon Ingram që realizoi 29 pikë gjersa tetë më pak i shtoi Lonzo Ball.
Te Mavericks më i miri në parket ishte slloveni Luka Doncic, i cili realizoi 27 pikë ndërsa secili nga 11 sosh i shtuan Harrison Barnes, Dennis Smith Jr. dhe J.J. Barea.
Pas kësaj, Lakers kanë bilanc prej 22 fitoreve dhe 19 humbjeve gjersa për Dallasin ky ishte pësimi i 22-të krahas 18 triumfeve.
Ndryshe, Los Angeles takimin e radhës e luan kundër Detroit Pistons ndërsa Mavericks ballafaqohen me Phoenix Suns. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Detroit 107:119 San Antonio
Boston 116:105 Brooklyn
Houston 125:113 Denver
Milwaukee 114:102 Utah
New Orleans 114:95 Memphis
Portland 111:101 New York
Sacramento 111:95 Orlando