Site icon Telegrafi

Lakers e nisin mbarë finalen e Perëndimit, mposhtin thellë Denverin

Los Angeles Lakers. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Është zhvilluar ndeshja e parë finale në Konferencën e Perëndimit.

Los Angeles Lakers pa ndonjë befasi të madhe kanë triumfuar përballë Denver Nuggets.

Skuadra nga Kalifornia ka marrë fitore me 12 pikë epërsi, 126:114, në një ndeshje të dominuar.

Çereku i parë ishte i barabartë deri në fund, por u mbyll në të mirë të Nuggets 36:38.

Por dy çerekët e radhës, i dyti dhe i treti i takuan fuqishëm Lakers, që dominuan (34:21) dhe (33:20), duke krijuar epërsi të thellë prej 27 pikëve në fillim të çerekut të katërt.

Anthony Davis. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Anthony Davis ishte fantastik në këtë mbrëmje me 37 pikë, 10 kërcime e katër asistime.

Caldwell-Pope shtoi 18 pikë, teksa LeBron James kontribuoi me 15 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime në fitoren e parë të Lakers në finalen e konferencës.

Jamal Murray dhe Nikola Jokic shënuan nga 21 pikë për Nuggets, por nuk ishin të mjaftueshme për fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version