Telegrafi

Lakers e Jazz rikhehen te fitoret, Clippers vazhdon me triumfe të njëpasnjëshme – të gjitha rezultatet në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro mjaftë interesante në kuadër të NBA, me favoritët që nuk lëshuan asgjë për befasi.

Los Angeles Lakers janë rikthyer të fitoret, pasi mposhten Charlotte Horenets me rezultat 101-93.

Fitore të rëndësishme morën edhe Los Angeles Clippers në takimin përballë Iniadan Pacers me rezultat të ngushtë 126-115.

Utah Jazz po ashtu u rikthye të fitoret, pasi ia doli të triumfonte ndaj Oklahoma City Thunder me shifrat 106-96.

Përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Atlanta Hawks dhe Toronto Raptors, që përfundoi me vetëm pesë pikë dallim 108-0103.

Triumf të rëndësishëm ka marrë edhe Phoenix Suns që nuk iu dash të djersitej shumë ndaj Miami Heat, duke triumfuar me 20 pikë dallim, 106-86.

Takimi më interesant doli të ishte ai në mes të Portland Trail Blazers e Boston Celtics, që përfundoi me vetëm një pikë dallim në të mirë të këtyre të fundit, 116-115. /Telegrafi/