Telegrafi

Lakers dhe Portland fitojnë ndeshjen e fundit, por kampioni do të luaj në ‘Play-In’

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në NBA, teksa kanë marrë të pestën radhazi.

Kampioni në fuqi ka triumfuar në udhëtim te New Orleans Pelicans me rezultat 98:110.

LeBron James ishte më meritori për këtë fitore me 25 pikë e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Anthony Davis me 14 pikë e pesë kërcime si dhe Andre Drummond me 13 pikë e 13 kërcime.

Fitore ka shënuar edhe Portland Trail Blazers ndaj Denver Nuggets me rezultat 132:116.

Kësisoj pozita e gjashtë i ka takuar skuadrës së Portland.

Në anën tjetër Lakers që ka mbetur në pozitën e shtatë do të luaj me të tetin në tabelë që është Golden State Warriors në ‘Play-In’.

Dueli tjetër në Konferencën e Perëndimit në ‘Play-In’ do të jetë mes Memphis Grizzlies dhe San Antonio Spurs.

Ndërkohë dy duelet e ‘Play-In’ në Konferencën e Lindjes janë ato mes Boston Celtics – Washington Wizards dhe Indiana Pacers – Charlotte Hornets. /Telegrafi/