Site icon Telegrafi

Lakers dhe Bucks marrin fitoret e radhës dhe kalojnë në raundin tjetër

Pas një bojkoti tre ditor, liga më e fortë e basketbollit në botë NBA është rikthyer në aksion.

Los Angeles Lakers ka bërë detyrën edhe në ndeshjen e pestë ndaj Portland Trail Blazers, duke e mposhtur me nëntë pikë epërsi 131:122.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Lakers që eliminojnë Blazers dhe kalojnë në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit pas serisë 4-1.

Anthony Davies ishte basketbollisti më efikas në këtë takim me 43 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

E me lojë fantastike u dallua edhe LeBron James që e përfundoi takimin me ‘Triple Double’, ku shënoi 36 pikë, pati 10 kërcime e 10 asistime.

Lakers tani janë në gjysmëfinale të Konferencës dhe presin fituesin e duelit Houston Rockets – Oklahoma City Thunder (3-2) për tu përballur.

Në gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes ka kaluar edhe Milwaukee Bucks që ka mposhtur Orlando Magic me rezultat 118:104 dhe ka kaluar tutje me serinë e fituare 4-1.

Giannis Antetokounmpo me 28 pikë e 17 kërcime ishte më efikasi në këtë takim, ndërsa ai u ndihmua edhe nga Khris Middleton që shtoi 21 pikë të tjera.

Në çerekfinale të Lindjes, Milwaukee Bucks do të përballet me Miami Heat. /Telegrafi/

Rezultatet:

Milwaukee Bucks – Orlando Magic 118:104 (4-1)

https://www.youtube.com/watch?v=HQklYQo91mg

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 114:80 (3-2)

https://www.youtube.com/watch?v=b4TgJ-k0Ups

Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazzers 131:122 (4-1)

 

https://www.youtube.com/watch?v=5u629r4B7R4

Exit mobile version