Telegrafi

Lakers, Chicago dhe Brooklyn Nets pësojnë humbje befasuese në NBA

Janë zhvilluar sfida të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadrat pretendente për titullin e kampionit këtë edicion ka pësuar humbje befasuese si Lakers, Brooklyn Nets e Chicago Bulls.

Los Angeles Lakers janë mposhtur në udhëtim nga Miami Heat me gjashtë pikë diferencë 113:107.

Duncan Robinson me 25 pikë ishte më efikasi tek Heat, derisa Jimmy Butler arriti shifrën magjike të ‘Triple-Double’ me 20 pikë, 10 kërcime e 12 asistime.

Tek Lakers si gjithmonë, LeBron James ishte më efikasi me LeBron James me 33 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

Humbje ka pësuar edhe Brooklyn Nets në udhëtim te Minnesota Timberwolves me 11 pikë diferencë 136:125.

Ndërkohë Chicago Bulls është befasuar në udhëtim te Atalanta pasi ka pësuar humbje të thellë 114:95. /Telegrafi/